Këngëtarja e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, feston sot ditëlindjen e saj të 50-të.
Aurela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se në këtë gjysmë shekulli jetë ndihet plotë me bekime, duke përmendur këtu dy fëmijët e saj, familjen, miqtë dhe dashamirësit që e kanë mbështetur.
“E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti”, shkruan ajo.