Deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi, kanë reaguar ashpër pas përdorimit të gjuhës ofenduese nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
Komunikimi në një grup chat-i të Ministrisë së Jashtme, ku Hoxha i cilëson shqiptarët si “idiotë”, ka shkaktuar kritika të forta. Të dy deputetët kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe mbajtjen e përgjegjësisë për këtë sjellje të papranueshme.
Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:
A do mbajë përgjegjësi Ferit Hoxha për mënyrën si shprehet për shqiptarët?!
Eshtë pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut.
Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogancë.
Ky etiketim, kjo gjuhë ordinere i ka habitur aq shumë punonjësit e Ministrisë së Jashtme që janë pjesë e këtij grupi komunikimi në ëhatsapp, sa kanë nisur ta shpërndajnë.
Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.
Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme.
Ka vetëm një mënyrë që ai të provojë se ka shërbyer në qendrat më të rëndësishme të botës.
Të mbajë përgjegjësi për këtë komunikim, ashtu siç do bënte një diplomat karriere në Bruksel, Neë-York, NATO, Paris, e kudo në perendim.









