Një situatë e rënduar është regjistruar në hyrjen e tunelit të Kërrabës, ku një drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka bllokuar kalimin, duke shkaktuar një radhë të gjatë prej 1.5 kilometrash në zonën Mulleti-Tyneli i Krrabës.
Sipas raportimeve, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Autoritetet janë në vendngjarje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullim.