Motrat Berisha, Antonela dhe Marinela para dy muajsh kanë dhunuar modelen Klea Prenga.
Ata ishin shpallur në kërkim, por ditën e sotme motrat Berisha janë vetëdorëzuar në polici.
Në mbrëmjen e 6 gushtit në një restorant motrat Berisha kanë dhunuar barbarisht Klea Prengën duke e goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Ata dyshonin se Klea kishte lidhje me burrin e Marinelës.
Dy motrat akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.