-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të rinj dhunojnë dhe kanosën pronarin e karburantit në Mirditë, policia nis hetimet

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mirditë, ku dy të rinj, 28 dhe 29 vjeç, kanë dhunuar dhe kanosur me armë pronarin e një pike karburanti, për motive të dobëta. Sipas denoncimit të bërë nga pronari 49-vjeçar, incidenti ndodhi pasi dy të rinjtë refuzuan të paguanin karburantin për automjetin e tyre.

Policia ka nisur hetimet menjëherë pas kallëzimit, duke identifikuar autorët e dyshuar, K. M. (29 vjeç) dhe A. S. (28 vjeç). Ky i fundit është aktualisht në kërkim nga policia për një rast të mëparshëm të tentativës për vrasje.

Pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë janë angazhuar për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, duke kryer kontrolle intensive për të ndjekur itinerarin e lëvizjes së automjetit të tyre pas largimit nga vendngjarja. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Lezhës për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit