Humbja 2-0 e Zvicrës ndaj Serbisë ka lënë shije të hidhur te kapiteni i “Helvetëve”, Granit Xhaka.
“Të jem i sinqertë me ty, nuk kam fjetur deri në 8 të mëngjesit. Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje. Unë normalisht jam shumë autokritik”, tha ai.