Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi policia zbuloi rreth 4 kg kokainë në automjetin e tij.
Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli të policisë rrugore në autostradën A12, pas një denoncimi për manovra të rrezikshme. Shoferi, i cili u shfaq nervoz, u ndalua për kontroll, ku u gjet një qese plastike me tre pako lënde narkotike.
Të gjitha materialet, përfshirë makinën, u sekuestruan, dhe shqiptari u dërgua në burgun e Luçës për hetime të mëtejshme.