Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg “, për 39-vjeçarin nga Divjaka Armiol Rrasa.
Ditën e premte ai u arrestua pasi në kanalin e ajrit të sendiljes së pasme të makinës u gjet 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.
Për 33-vjeçaren Daniela Luari që ishte pasagjeri në makinën e Armiolit Rrasës u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.
Para trupit gjykues Rrasa tha se pistoletën e mbante si vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrje të vjetër dhe për kallëpet e tritolit tha se nuk e dinte që ishin tritol.
Gjithashtu ai pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda ishin fishekë.
EMRAT+FOTO/ Me armë dhe eksploziv në makinë, ja kush është çifti shqiptar