Në Berat janë arrestuar pesë persona me kërkesë të Prokurorisë pasi ishin në hetim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.
V.B., D.,B., Gj.M., E.; dhe F.;M në një stan kultivonin lëndë narkotike.
Policia konstatoi 37 bimë narkotike të dyshuara canabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 thasë me bimë të presa në proces tharje në trajtë boçe dhe kërcenj të dyshuara si canabis sativa.