Mëngjesin e sotëm 16 emigrantë kanë arritur në kampin e Gjadrit në Shëngjin, por pas kontrolleve të kryera dy prej tyre janë kthyer.
2 nga 16 emigrantët do të kthehen në Itali, pasi janë minorenë.
Sipas marrëveshjes mes shteteve në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.