Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 16 emigrantë në Shëngjin. Analisti Agim Baçi ka komentuar mbërritjen e tyre dhe shprehet se po aplikohet “teoria e bretkosës që nuk futet në ujë të nxehtë, por i nxehet uji gjatë rrugës që të mos e kuptojë”.
Ai tha se gatishmëria e Ramës për të bërë këtë gjë është për përfitim politik personal.
“Ne jemi vend emigrantësh. E kupton cfarë do të thotë. Ti do të dekurajosh ata. Nuk ka një politikë kombëtare për të mbajtur shqiptarët në Shqipëri dhe ndërkohë merret përsipër të zgjidhet një problem europian si kjo çështja e emigrantëve. Është një politikë shumë personale kjo e dekurajimit të emigrantëve”, tha Baçi.