Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, pasi ka përplasur një djalë 17-vjeçar pas një konflikti në një klub nate.
Ngjarja ndodhi në prill, kur pas sherrit, ai goditi të miturin me makinë dhe tentoi ta godiste sërish, por pa sukses. I plagosuri u dërgua në spital me një prognozë 20-ditore.
Policia realizoi arrestimin pas një urdhri të Gjykatës së Pavias.