Sot, më 16 tetor 2024, refugjatët e parë nga bregdeti italian mbërritën në Shqipëri me anijen ushtarake “Libra”. Anija, e nisur më 14 tetor nga Lampedusa, është ankoruar pranë portit të Shëngjinit, ku është ngritur qendra për pritjen e azilkërkuesve.
Refugjatët do të kenë mundësi për identifikim, kontrolle shëndetësore dhe të dorëzojnë kërkesat për azil brenda katër javësh. Nëse kërkesat e tyre miratohen, ata do të transferohen në Itali; ndryshe, do të kthehen në vendet e origjinës. Qendra ofron kushte të kufizuara dhe qëndrim maksimumi katër javë, përpara se të vendoset fatin e tyre.