Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka njoftuar se gjenerali Sir Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, ka ndërruar jetë.
Ai luajti një rol kyç në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor 1999, që çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Jackson ishte njohur për refuzimin e urdhrit për të sulmuar trupat ruse në Aeroportin e Prishtinës, duke thënë: Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore.
Ai ishte një figurë e rëndësishme në procesin e demilitarizimit të UÇK-së dhe një lider i respektuar ndërkombëtarisht.