Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij po mban barrën më të madhe të sakrificës në Evropë, në kushtet e luftës së vazhdueshme me Rusinë dhe procesit të integrimit evropian.
Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se Ukraina nuk po kalon vetëm reforma të brendshme, por po lufton për ekzistencën e saj si shtet dhe për të drejtën e zgjedhjes së rrugës evropiane.
“Ne po luftojmë për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe për të drejtën tonë për të zgjedhur rrugën tonë dhe për të qenë pjesë e Evropës”, ka shkruar Zelensky.
Ai shtoi se kjo betejë ka ndikim të gjerë edhe për sigurinë e vendeve të tjera evropiane, duke përmendur shtetet e rajonit si Polonia, Rumania, Moldavia dhe vendet baltike.









