Lëvizja Vetëvendosje ka rritur numrin e mandateve në 51 në Kuvendin e Kosovës pas numërimit të pjesshëm të votave nga diaspora, ku ka marrë mbi 69% të mbështetjes.
Partia kishte 48 ulëse nga votat brenda vendit, ndërsa numërimi i votave me postë ka sjellë rritje të mëtejshme, duke ulur një mandat nga PDK, LDK dhe së fundmi edhe nga AAK, e cila ka rënë në 7 ulëse.
Sipas rezultateve aktuale, VV ka 44.6% të votave, PDK 20.5%, LDK 17.26% dhe AAK pak nën 7%, ndërsa ende mbeten për t’u procesuar pjesa më e madhe e votave të diasporës.
Formimi i Qeverisë kërkon 61 deputetë, ndërsa për zgjedhjen e Presidentit nevojitet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në votim.









