Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar “Planin e Fitores” në parlament, i cili përfshin pesë pika kyçe: anëtarësimi në NATO, mbrojtja nga agresioni rus, rritja ekonomike, bashkëpunimi për sigurinë pasluftës, dhe disa detaje të tjera të mbetura sekrete.
Zelensky theksoi se një ftesë e menjëhershme për NATO do t’i tregonte Putinit gabimet e tij strategjike. Ai shtoi se plani përfshin edhe nevojën për të sjellë luftën në territorin rus dhe rritjen e mbështetjes perëndimore.
“Nëse plani mbështetet, mund t’i japim fund luftës deri vitin e ardhshëm,” u shpreh ai.