Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Një makinë është përplasur me trafikndarësen dhe janë përfshirë dhe automjete të tjera. Si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.