Një 34-vjeçar është arrestuar në fshatin Brekije pasi ka goditur kushëririn e tij me një sfurk gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Ramazan Zyberaj, banues në këtë fshat, u kap në flagrancë nga policia, që u thirr pas raportimeve për përplasje. Kushëriri i tij, S. Zyberaj, 42 vjeç, u plagos, por është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.