-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova mirëpret 68 afganë të larguar nga talebanët

Kryesoret

Kosova ka strehuar një grup prej 68 afganësh që u larguan nga regjimi taleban, duke ofruar mbrojtje dhe të drejtën për lëvizje të lirë.

Këta individë mbërritën në Prishtinë pas një angazhimi të qeverisë për të ndihmuar ata që janë në rrezik nga konflikti në Afganistan. Ministri i Brendshëm Zhelal Zveccla njoftoi se ky veprim vazhdon angazhimin e Kosovës për të ofruar strehim për ata që kanë nevojë.

“Ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme.

Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë”, thuhet në postim.

Ky është grupi i dytë i afganëve që strehohet në Kosovë, pas rreth 2 mijë të tjerëve që u pritën në vitin 2021, në koordinim me qeverinë amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit