-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet

Kryesoret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur skepticizmin për modelin Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun e Bashkimit Europian për emigrantët.

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Kjo është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian. Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon vërtet.

Këta persona procedohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë apo tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian. . . ku do të shkonin?

Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe. Kush do të na mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të kemi nevojë për punë, të pakualifikuar ose të kualifikuar” tha kryeministri grek.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara mbledhjes së Këshillit Evropian më 17-18 tetor, kërkoi krijimin e qendrave të ngjashme të emigrantëve, si ato të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit