Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka reaguar për vdekjen e kolegut të saj këngëtarit Liam Payne. Rita Ora me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndihet e shkatërruar dhe se nuk do ta harrojë kurrë atë.
“Unë jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të, ishte një gëzim i madh të isha me të pranë skenës dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për Ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P.”, shkruan këngëtarja.
Gjithashtu në një koncert të saj disa orë pas lajmit të vdekjes së Liam Payne iu desh që të performonte këngën e tyre.
Rita mes lotësh duke u kthyer nga turma, ngriti sytë nga qielli dhe tha: “Nuk mund ta këndoj as këtë tani”.