-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau 50-vjeçarin në Selanik se dyshoi se i ngacmoi të dashurën, shqiptari dënohet me 13 vjet burg

Kryesoret

Leonard Kurti, një shqiptar 46-vjeçar, është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e Shpëtim Bajramit, 50 vjeç, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar gjatë një sherri jashtë një karburanti në Analipsi.

Sipas hetimeve, Kurti ka vepruar nga dyshimi se viktima po ngacmonte partneren e tij. Ai u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore, duke marrë parasysh sjelljen e mëparshme të viktimës.

Gjatë dëshmisë së tij, Kurti pretendoi se veprimi i tij ishte në vetëmbrojtje, duke thënë se viktima e kishte kërcënuar dhe sulmuar. Ai theksoi se kishte qëlluar me armë për ta frikësuar, ndërsa prova e një kamere sigurie ka kapur momentet e ngjarjes. Pas vendimit të gjykatës, Kurti është rikthyer në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit