Gjykata e Romës ka vendosur që 12 emigrantët që kanë mbërritur në Shqipëri duhet të rikthehen në Itali. Sipas vendimit ata duhen të kthehen menjëherë edhe pse kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
Mediat italiane raportojnë se 12 emigrantët do të transportohen mëngjesin e së shtunës me një traget, që do t’i kthejë në Bari nga Shqipëria.
“Nuk mund të kenë paragjykime apo diskriminime, ose tortura në asnjë zonë të territorit. Egjipti dhe Bangladeshi, siç është dhe Tunizia, nuk janë vende të sigurta”- thotë vendimi.
Mediat raportojnë se edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar, emigrantët do të kenë 14 ditë afat për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre