Në Skrapar u arrestua një 33-vjeçar i cili prodhonte lëndë narkotike dhe mbante armë pa leje në banesë.
Gjatë kontrollit në afërsi të banesës së 33-vjeçarit L.M., banues në fshatin Mollas, u gjetën 6.k kilogram cannabis sativa gati për shitje. Ndërsa brenda në banesë u gjet arma e zjarrit pushkë me krehër dhe fishekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 6.4 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.