Greu i grupit parlamentar i partisë Demokratike Gazment Bardhi ka paditur sot në SPAK, ministren e Energjisë Belinda Balluku. Bardhi e akuzon Ballukun se vetëm për 1 vit ka grabitur rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka publikuar një intervistë të drejtorit të OSHEE-së. Bardhi shprehet se SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballikut.
“Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro. SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!