Policia e Tiranës ka çuar në SPAK shtatë deputetë të opozitës pas përplasjes dje me punonjësit e policisë para Parlamentit.
Policia ka referuar materialet në SPAK në gjendje të lirë për Elda Hotin, Flamur Nokën, Bledion Nallbatin, Gazment Bardhin, Dashnor Sulën, Luan Baçin dhe Saimir Korreshin.
Noka, Bardhi, Nallbati, Baçi, Sula dhe Korreshi sipas policisë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë që ishin me shërbim.
Gjithashtu policia thotë se dje në sallën e seancës plenare Elda Hoti ka hedhur në drejtim të deputetëve socialistë një lëndë të lëngshme të paidentifikuar.
Hoti është shprehur se shishja e hedhur mbante parfum, ndërsa mazhoranca pretendon se ishte benzinë.