-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi: Kallëzim në SPAK për Ndrecën, Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi shprehet se qëllimi i mazhorancës është dështimi i Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi bën me dije se kanë dorëzuar një kallëzim penal në SPAK për Plarent Ndrecën, Genci Gjonçajn dhe punonjësit e Gradës për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Albana Vokshi: Para 1 jave i kemi parashtruar disa kërkesa Spiropalit që të fillojë procedurën paralmentare për zëvendësimin e kryetarit dhe nënkryetarit që kanë penguar hetimin parlamentar. Të paralajmërojë 6 deputetë e tjerë që kanë penguar hetimin parlamentar, të urdhërojë lejimin e anëtarëve të komisionit hetimor që kanë marrë një përjashtim për 4 javë.

Pa 75 % të deputetëve të pranisë së opozitës, komisioni hetimor është i paplotë dhe mbledhjet janë nul sepse mungon pjesa më e madhe e kërkuesve të komisionit hetimor. Kemi kërkuar që të nisë procedurat për marrjen e masave disiplinore për deputetë, dhunues verbal, Plarent Ndreca, Ilir Metaj, Erion Braçe, si dhe të nisë procedurat për marrjen e masave disiplinore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm për shpërdorim dhe abuzim me detyrën e tij. Në 1 javë, kryeparlamentarja nuk ka kthyer përgjigje.

Dje në orën 17:14, është bërë një njoftim për thirrje të mbledhjes së Komisionit Hetimor në mënyrë të njëanshme. Kjo kërkesë e paadresuar kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se ligji e përcakton se është kryetari i komisionit që thërret dhe drejton mbledhjet. Ato refuzojnë të njohin opozitën në komision dhe drejtimin e këtij komisioni nga ana e opozitës.

Ne do të dorëzojmë dhe një kallëzim penal për Plarent Ndrecën, Genci Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës, ku i kërkojmë SPAK-ut që në kushtet kur provohet kryerja e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, kërkojmë shqyrtimin e kallëzimit, regjistrimin e procedimit penal dhe dërgimin e çështjes në gjyq, të akuzuar për veprën penale shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim. Ju sigurojmë që opozita në komision apo jashtë komisionit do i kryejë objektivat që i ka vënë vetes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit