-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alba Kepi: 16 emigrantët zbresin nga anija Libra si të ishin kriminelë lufte

Kryesoret

Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur.

Do kenë qënë zbathur, mbajnë pothuajse të gjithë të njëjtin model shapkash me gisht, e pothuajse të njëjta bluze.

Mbi fytyrat e tyre ska jetë e shprehje. U janë “sulur” flash-et e telekamerave, fotografive e raportimeve të eksituara mbi lajmin e fundit.

Janë 16 hallexhinj që kanë futur në borxh jetën e familjet për të paguar udhëtimin e vdekjes në Mesdhe e për të mbërritur në një tokë europiane.

Në skedat personale lexohet se kanë qëndruar mbi 1 vit e 1 vit e gjysëm si skllevër e nën trajtime dhune e abuzimi në duart e krimit të organizuar libian për trafik qëniesh njerëzore.

Një udhëtim shkon deri 6000-10000 dollarë, pas ditë e ditë pritje në burgjet skafiste të trafikantëve libianë.

Dokumente e cdo send personal u është sekuestruar nga skafistët. Kanë si dëshmi identifikimi vetëm trupin e kujtesën e tyre.

Do ishin në Lampeduza prej 2 ditësh nëse marrëveshje me Shqipërinë nuk do ekzistonte. Do qëndronin në kampin e azilkërkuesve ku kujdestarë socialë, aktivistë e avokatë do trajtonin historitë e të drejtat e tyre.

Por jo. U desh të udhëtonin dhe 1000 milje të tjera,  orë e orë më shumë në det për të mbërritur në Shqipëri me një fat të paracaktuar; RIATHDHESIMIN.

Të 16 do të kthehen në vendin e tyre e jo më kot janë zgjedhur të jenë nga Egjipti e Bangladeshi.

Janë dy vendet e listës së parashikuar nga baza ligjore e marrëveshjes Meloni-Rama.

U zgjodhën si shembull për propagandë politike, u përzgjodhën si mall lufte në mes deti në kufirin ekstrem të ujërave ndërkombëtare.

Fytyrat e tyre janë të lodhura ecin si robot nga një dhomë në tjetrën për të kryer kontrollet e rradhës.

Pamjet nga mediat botërore të krijojnë ankth, frikë, turp për cfarë po sheh e po bëhesh dëshmitarë.

“Janë vetëm humanë” , “Janë vetëm humanë si ne”, m’u kujtua thirrja në megafon e kryebashkiakut të Brindizit më 1997 kur anijet me emigrantë shqiptarë mbërritën në brigjet e qytetit të tij.

Në Shqipëri nuk po ndodh kjo.

Pronari barkderr i restorantit të sapo hapur pranë portit po fërkon duart e kontrollon kuzhinën i gëzuar se ata gazetarë e operatorë të shumtë buzë portit, do të mbushin sallat e tij. Fitimi e paraja i ka fryrë dhe trurin.

Banorët lokalë pas turbullimit të parë që shkaktoj lajmi i kësaj marrëveshje, tashmë mezi po presin që të nis zbatimi.

Shumica kanë prezantuar kërkesën për t’u punësuar në kampet. Pagesa e mirë si në Itali. “Ishallaìh më marrin”, thonë, e justifikueshme shpresa e tyre në një territor papunësie e pagash qesharake. Eshtë një mundësi shprese për ta. Shpresojnë dhe pronarët e dyqaneve të lagjeve të kenë një bilanc më të mirë këtë muaj. U bë kohë që shesin me libër listash për banorët që nuk kanë para për të paguar ushqimin e ditës.

Pronari barkderr i restorantit surreal zgërdhihet me telekamerat që po e intervistojnë. Peshk e trupeshk, i ofron të gjitha.

Kampi i Gjadrit është një turp njerëzor.

CPR- Qendër e Qëndrimit për Riatdhesim e brenda tij një burg. Një lager, një gulag mes Europës në territorin e një vendi që bashkëjetesën e ka histori e në juriduksionin e një shteti që Demokracinë e liritë duhet t’i ketë flamur.

Telat të larta deri në qiell rrethojnë kampin e Gjadrit, shtylla ku janë pozicionuar megafonë e foni si në një kamp ushtrie komuniste , telekamera e shtëpia kutia prej llamarine.

Njëra sipër tjetrës. një dritare, një shtrat e një metër katror jetë.

Në kufirin më ekstrem aty ku kampi puqet me shkëmbin, shtrihet burgu 20 vendash. 45 policë burgjesh janë kontraktuar të punojnë në to.

Në aurikolarë vjen komenti i një kolegu shqiptar; “Skeni c’të thoni, kampi është i sigurt, askush nuk del dot nga këtu. Ka tela, telekamera, pra sic tha Rama askush nuk do dali, Kot keni folur deri sot.”

Historia mijëvjecare e njerëzimit u baltos nga injoranca.

12 muajt e historisë së melonizmit ramist e ramizmit melonist, u cmontuan brenda 12 orë nga drejtësia e pavaruar që mban gur në peshoren e saj njeriun, të drejtat e tij e jo propagandën politike, interesin elektorial, egon arriviste, e as dhunimin e lirive universale, shkeljen e ligjeve, tradhëtinë kombëtare, arrogancën qeverisëse e papaërgjegjësinë humane.

12 muajt e historisë Meloniste-Ramise e Ramiste-Meloniste, nisur më 6 nëntor 2023 në Romë në një konferencë mediatike që informonte një Pakt të errët, i fshehur e i arritur pak javë më parë në kornizën e një perëndimi të kuq mbi det, në një mbrëmje vere gushti buzë bregut shqiptar, u cmontua nga ligjshmëria.

Në atë natë vere, dy kryeministrat toknin gotat e firmosën faqet më të shëmtuara në historinë e brigjeve italo-shqiptare.

E 12 muaj pas aleancës më anomale politike mes një lideri majtist e një lidere djathtiste, 12 emigrantët e parë e të fundit të delirit të tyre egoist po udhëtojnë drejt shpresës, tokës europiane e demokracisë europiane nga ku presin të rinisin jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit