Një 57-vjeçar është arrestuar në Durrës për akuzat e ushtrimit të dhunës fizike ndaj bashkëshortes. Shtetasi me inicialet I.B. u ndalua nga policia pas një incidenti ku ai goditi gruan e tij me grusht.
Sipas njoftimit nga policia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës e arrestuan atë në flagrancë.
Materialet e ngjarjes janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.