-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Itali ‘investitori’ që pastronte milionat e bandës ‘Çopja’

Kryesoret

Policia njofton se u arrestua Klajdi Merkaj në Itali. 35-vjeçari akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e bandës “Çopja”.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç,” thuhet në njoftim.

Ndaj Klajdi Merkajt GJKKO ka catuar më 29 korrik masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Bisedat mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes përmes aplikacionit Sky ECC janë pjesë dosje voluminoze të SPAK për organizatën kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë.

Por, si i pastronte Klajdi Merkaj paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja? Në një artikull, BIRN ka shpjeguar mekanizmin duke zbuluar se Klajdi Merkaj po kërkonte financime për të zgjeruar biznesin e ndërtimit në kryqytet dhe synonte që përmes kompanisë së tij të ndërtonte një kompleks vilash në zonën e Lundrës.

35-vjeçari po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë dhe u drejtua për ndihmë Franc Çopjes për të siguruar shumën e madhe të parave që i duhej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit