Modelja Xheneta Fetahu, e cila u bashkua mbrëmë edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka një histori të përfshirë në një incident dhune. Ajo ishte përjashtuar disa muaj më parë nga emisioni “She’s on Top” në Shqipëri për një përleshje fizike me një konkurrente.
Gjatë spektaklit, konfrontimi kishte çuar në përjashtimin e të dyja vajzave nga gara. Moderatorja e emisionit, Argjira Spanca, shprehu pakënaqësinë për situatën, duke theksuar se si produksion kishin vendosur një përjashtim të menjëhershëm për to.
Tani, Fetahu ka hyrë në Big Brother VIP Kosova, ku pritet të jetë një nga personazhet më të komentuar.