-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Kush mban përgjegjësi për emigrantët e rrezikshëm në Shqipëri?

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të zv/kryeministrit italian, Mateo Salvini, i cili tha se gjykatësit do të mbajnë përgjegjësi nëse emigrantët e kthyer nga Shqipëria kryejnë krime në Itali.

Bardhi theksoi se emigrantët që sjellin në Shqipëri janë të rrezikshëm dhe ngriti pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi nëse ata kryejnë një krim në vendin tonë.

Reagimi Gazment Bardhit:

Media raporton se Zëvendëskryeministri i Italisë, z. Mateo Salvini, ka reaguar në lidhje me kthimin në Itali të emigrantëve nga kampi i Gjadrit-Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës së Romës. Në një intervistë për Tg1, Salvini pyeti se cili do të mbante përgjegjësinë nëse nesër dikush nga këto 12 persona do të kryente një krim të rëndë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës, gjykatësi?

Kjo nënkupton që për zëvendëskryeministrin italian prezenca e këtyre emigrantëve në territorin italian është një rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve italian, sepse ata mund të vrasin apo përdhunojnë, prandaj duhen dërguar për qëndrim në Shqipëri!

Pas kësaj deklarate me të drejtë secili prej nesh në Shqipëri duhet të bëjë të njëjtën pyetje që Zëvendëskryeministri ka bërë për rikthimin e tyre në Itali:

  • Nëse ata vazhdonin të qëndronin në Shqipëri dhe do të kryenin një krim të rëndë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës?

  • Nëse emigrantët e rinj që raportohet se do vijnë përsëri nga Italia në Shqipëri, sipas një marrëveshje personale të Edi Ramës, do të kryenin një krim të rëndë, kundër jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë, një përdhunim apo vrasje, kush do të ishte përgjegjës?

Me të drejtë Zëvendëskryeministri Italian z. Mateo Salvini kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tij. Ai është zgjedhur për këtë nga qytetarët italian. Por për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarëve kush kujdeset, Edi Rama që ka nënshkruar një marrëveshje vetëm për përfitime personale, por që rrezikon sigurinë e qytetarëve?

Kjo deklaratë e Zëvendëskryeministrit z. Salvini nxjerr qartë në sipërfaqe dallimin mes një Qeverie të përgjegjshme që kujdeset për sigurinë e qytetarëve të vet dhe një Kryeministri/Qeverie të papërgjegjshme që kujdeset vetëm për veten dhe përfitimet personale, propagandën dhe reklamën ‘si shpëtimtar i botës’, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit