Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka reaguar ndaj akuzave të Belind Këlliçit, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Tiranës. Ndreca ka njoftuar se do ta padisë Këlliçin për shpifje dhe ka kërkuar verifikimin e diplomës së tij në Ministrinë e Arsimit, duke e akuzuar për mospërfundimin e shkollës së mesme.
Në një postim të gjatë, ai ka kritikuar Këlliçin, duke e quajtur “rrenacak” dhe ka theksuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur emrin e tij. Ndreca gjithashtu ka bërë thirrje që të verifikohet arsimimi i kandidatëve për deputetë, duke e quajtur kërkesën e tij një nevojë për transparencë.
“Kur të drejtohesh SPAK, shkruaj emrin tim saktë dhe bëj kallëzim penal, jo ‘informacion’ siç e keni bërë zakon. Unë kam ndërmend të jem i saktë”, ka shkruar Ndreca.
Për të mbështetur pretendimet e tij, ai ka bashkëngjitur një foto që vërteton përfundimin e shkollës së mesme.
Këlliçi: Ndreca i përfshirë në aferën e inceneratorit, informacionet në SPAK