Kryeministrja e Italisë, Meloni nuk tërhiqet nga plani për kampin e refugjatëve në Shëngjin.
Një ditë më parë gjykata në Romë e rrëzoi projektin dhe sot u larguan nga Gjadri 12 emigrantët që u sollën dy ditë më parë. Por sipas mediave italiane Meloni planifikon një anije tjetër me emigrantë drejt Shqipërisë javën tjetër.
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër në bazë të marrëveshjes Itali-Shqipëri.
Pasi qëndruan dy ditë në kampin e Gjadrit emigrantët po kthehen në Itali, pas këtij zhvillimi të brendshëm të shtetit italian.
Vendimi u mor një ditë më parë18 tetor, nga Gjykata e Romës bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.