Lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei reagoi pas vrasjes së kreut të Hamasit duke deklaruar se lëvizja islamike palestineze është e gjallë dhe do të mbetet e tillë pavarësisht ekzekutimit të Yahya Sinwar nga Izraeli.
“Humbja e tij është sigurisht e dhimbshme për frontin e rezistencës kundër Izraelit, por nuk do të ndalet aspak me martirizimin e Sinwar”, tha Khamenei.
Khamenei vlerësoi Sinwar për kushtimin e jetës së tij në luftën kundër Izraelit dhe tha se “çdo gjë më pak se martirizimi do të kishte qenë një fat i padenjë” për liderin e Hamasit.
“Ai ishte një fytyrë e shkëlqyer e rezistencës dhe e luftës. Me një vendosmëri të çeliktë, ai qëndroi kundër armikut shtypës dhe agresiv” shton Khamenei.
Sinwar, figura kryesore pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, u vra pasi trupat izraelite sulmuan një ndërtesë në Rafah në fillim të kësaj jave.