-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në NATO më i rëndësishëm se në OKB

Kryesoret

Edward P. Joseph, gjatë një fjalimi në Pearson Institute në Çikago, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë më të rëndësishëm se anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai argumentoi se kur të sigurohet rruga për anëtarësimin në NATO dhe të hiqet bllokada, Serbia nuk do të ketë mundësi të pengojë këtë proces.

“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë”, ka thënë ai.

Joseph sugjeroi se bllokadat e vendeve si Kina dhe Rusia në OKB do të bëheshin të pakuptimta përballë rëndësisë strategjike të anëtarësimit në NATO.

Ai beson se kjo hapësirë do të zgjidhte përfundimisht problemin mes Kosovës dhe Serbisë, duke e bërë strategjinë e fundit të Serbisë të pavlefshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit