-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi me emigrantët/ Qeveria italiane: Vendim anormal për Shqipërinë, do të ndërhyjmë

Kryesoret

Tronditet qeveria italiane. Pas vendimit të gjykatës së Romës për kthimin e 12 emigrantëve të vendosur në Gjadër, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Carlo Nordio. Sipas tij ky është një vendim jo normal, që mund të shkaktojë incidente diplomatike.

“Reagimi i politikanëve nuk ishte kundër drejtësisë, por kundër meritës së këtij dënimi me të cilin ne nuk jemi dakord dhe madje e konsiderojmë jonormal.

Këto vendime rrezikojnë gjithashtu të krijojnë incidente diplomatike, sepse përcaktimi i një vendi mik si Maroku si i pasigurt mund të krijojë gjithashtu probleme.

Nëse konsideronim se vendet ku rregullat që ne i kemi hedhur poshtë si dënim me vdekje, atëherë edhe Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin të sigurta.

Nuk mund të jetë drejtësia që e përkufizon një shtet pak a shumë të sigurt, është një vendim shumë i lartë politik. Do të marrim masa legjislative” tha ai.

Gjykata e rrëzoi, por Meloni nuk tërhiqet, gati anija e dytë me emigrantë drejt Shqipërisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit