Një lajm i mirë për ekonominë shqiptare. Kështu thotë ministri i Financave Petrit Malaj në një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se agjencia Moody’s ka rishikuar në rritje ekonominë shqiptare.
“Agjencia prestigjioze Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, rishikoi me rritje ekonominë shqiptare, duke e konsideruar në Ba3- e qëndrueshme, nga B1-pozitive.
Ky vlerësim i Moody’s, për Shqipërinë, reflekton të gjitha përpjekjet për të siguruar një rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë, forcimin e mëtjeshëm të financave publike, si dhe një efikasitet më të lartë në zbatim të reformave drejt integrimit europian” shprehet ai.