Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Lin. Dy mjete janë përfshirë në incident, ku një prej tyre u godit me forcë nga trafikndarësja.
Ambulanca e Pogradecit ka ofruar ndihmën e parë për drejtuesin dhe pasagjerët, të cilët raportohet se nuk kanë pësuar dëmtime serioze.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.