-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ 30-vjeçari plagos një efektiv gjatë ndërhyrjes për dhunë në familje

Kryesoret

Në orën 20:15, një patrullë e Policisë ka intervenuar në lagjen “Guerile” të Shkodrës pas një raporti për dhunë në familje. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi P. I., 30 vjeç, me precedentë kriminalë, ka reaguar me dhunë dhe ka plagosur lehtë një efektiv, Inspektor K. Ç., me një thikë në dorë dhe fytyrë.

Pas mbështetjes nga një tjetër patrullë, P. I. është neutralizuar dhe është dërguar në spital për trajtim, ku ka marrë një injeksion qetësues. Më pas, ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit