Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të vëllait, Henri Haxhiraj, i cili humbi jetën tragjikisht pas një incidenti të rëndë. Në një postim të ndjerë në InstaStory, ajo shkruan “Vdiqa për ty”, duke shoqëruar mesazhin me këngën “Heaven” të Beyonce.
Sheila ka zgjedhur një pasazh prekës nga kënga “Parajsa nuk të priste dot më, kështu që shko në shtëpi”, duke reflektuar ndjenjat e saj të thella dhe humbjen e madhe që ka pësuar. Kjo ngjarje ka tronditur shumë njerëz, dhe mbështetja për këngëtaren është e madhe në këtë moment të vështirë.