Prej ditës së sotme kampi në Gjadër do të mbetet bosh, ndoshta për të mos u mbushur më. Pas vendimit të gjykatës në Itali në Portin e Shëngjinit ka mbërritur një anije e rojës bregdetare italiane për të marrë 12 emigrantët. Anija është ankoruar në Portin e Shëngjinit.
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër në bazë të marrëveshjes Itali-Shqipëri.
Pasi qëndruan dy ditë në kampin e Gjadrit emigrantët do kthehen në Itali, pas këtij zhvillimi të brendshëm të shtetit italian.
Vendimi i mor një ditë më parë18 tetor, nga Gjykata e Romës bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.