-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vota e Diasporës/ KQZ letër ministrisë: Të heqim nga lista brenda, shqiptarët jashtë

Kryesoret

KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet. Ilirjan Celibashi i ka dërguar një shkresë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha duke i kërkuar bashkëpunim për të ç’regjistruar nga lista e zgjedhësve brenda shqiptarët që ndodhen jashtë.

Celibashi shprehet se do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shqiptarëve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

“Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kemi nisur punën përgatitore për mundësimin e zgjedhjeve nga jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Në zbatim të nenit 25, pika 13 të Kodit Zgjedhor do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit”, thuhet në udhëzim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit