-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 49-vjeçari i dënuar për vrasje, pasi kundërshtoi policinë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar Elidon Kotorrin, një 49-vjeçar i njohur për veprat e tij të rënda kriminale, për kundërshtim të forcës ndaj një punonjësi policie. Kotorri, i dënuar për tre vrasje dhe plagosje, u kap gjatë një intervenimi policor pas një konflikti.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur efektivët u thirrën për ta shoqëruar në komisariat. Ai kundërshtoi me forcë policinë dhe nuk iu bind urdhrit për t’u shoqëruar.

Kotorrin e njeh si një figurë të njohur në botën e krimit, i dënuar më parë me 25 vite burg për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit në vitin 1998. Ai është gjithashtu subjekt i OFL-së për deklarimin e pasurisë. Materialet e rastit do t’i kalohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit