Manchester City fitoi me përmbsje ndaj Wolves me rezultatin 2 me 1. Në fillim sfida nuk nisi aq mirë pasi vendasit do të ishin të parët që do të shënonin me Larsen.
Në minutën e 33-të, City barazoi shifrat me Gvardiol dhe minutën e 95-të, mbrojtësi Stones shënoi golin e dytë dhe të fitores. City për momentin mban kreun me 20 pikë, dy më shumë se Liverpooli.