-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klea Prenga poston pamje të tjera nga sulmi brutal, akuza gjyqtares së çështjes

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Antonela Berishën dhe në detyrim paraqitje Marinelën, të cilat dhunuan brutalisht modelen Klea Prenga.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Klea tregon që  nuk heq dorë nga çështja dhe i drejtohet gjyqtares Migena Laskës, të cilën e akuzon se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie! Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime,” shkruan Prenga.

Ndërkohë në postimin e saj në Instagram, 24-vjeçarja ka postuar fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend.

Klea Prenga në Instastory ka ripostuar edhe një reagim të motrës së saj, e cila shprehet se drejtësia nuk duhet të veprojë me dy standarde dhe të legjitimojë dhunën. Ajo po ashtu ka postuar edhe një video të filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja dhe thotë se dy motrat Berisha kanë hyrë direkt nga dera kryesore me qëllim sulmimin e Kleas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit