Italia është përfshirë nga përmbytje masive këtë fundjavë dhe si pasojë një 20-vjeçar ka humbur jetën në Bolonja. 20-vjeçari vdiq në Pianoro teksa po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.
Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.
Mediat italiane raportojnë se për shkak të përmbytjeve masive, autoritetet kanë evakuuar 2 mijë banorë. Reshjet e shumta gjatë natës kanë bërë që edhe situata të jetë kritike në rrugët e Ravennës, Modenës dhe Reggio Emilia. Gjithashtu është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.