Giulia Manfrini, një sërfiste dhe influencuese italiane 36-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht në Indonezi pas një sulmi nga një peshk shpatë. Ajo ndodhej në ujërat e Oqeanit Paqësor, në ishullin Masokut, kur incidenti ndodhi në zonën Bengbeng.
Dëshmitarët e aksidentit, Alexandre Ribas dhe Massimo Ferro, arritën ta nxjerrin atë nga uji dhe ta çonin në breg, por përpjekjet për ta shpëtuar në Qendrën Shëndetësore rezultuan të kota. Plaga pesë centimetra në gjoks, shkaktuar nga peshku, u tregua fatale.
Njerëzit që e njohën dhe e ndoqën Manfrini në rrjetet sociale shprehën dhimbjen e tyre për humbjen e saj. Komentet në fotot e saj përmbajnë mesazhe ngushëllimi dhe reflektimi për jetën e saj, duke theksuar pasionin e saj për sërfin dhe udhëtimet.