-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Jam i sinqertë me ju’- Rubio: Kuba është kërcënim serioz për SHBA!

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Kuba përbën një “kërcënim për sigurinë kombëtare” të Shteteve të Bashkuara, ndërsa paralajmëroi se mundësia për një marrëveshje paqësore me Havanën “nuk është e lartë”, raporton BBC.

Komentet e Rubios vijnë vetëm një ditë pasi SHBA-të akuzuan ish-presidentin e Kubës, Raul Castro, për vrasje, lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve në vitin 1996, që rezultoi në vrasjen e shtetasve amerikanë.

Rubio tha se preferenca e Uashingtonit ishte “një zgjidhje diplomatike”, por paralajmëroi se Presidenti Donald Trump kishte të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur vendin e tij nga çdo kërcënim.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, e akuzoi Rubion për “gënjeshtra” dhe tha se ishulli nuk kishte përbërë kurrë kërcënim për SHBA-në.

Teksa ishte duke komunikuar me gazetarët, Rubio tha se diplomacia “mbetet preferenca jonë me Kubën”, por shtoi: “Po jem i sinqertë me ju, e dini, gjasat që kjo të ndodhë, duke pasur parasysh se me kë kemi të bëjmë tani, nuk janë të larta.”

Ai gjithashtu akuzoi Kubën se është “një nga sponsorët kryesorë të terrorizmit në të gjithë rajonin”, gjë të cilën Rodríguez e mohoi me forcë në një postim në X.

Kuba po vuan nga një krizë karburanti e përkeqësuar nga një bllokadë efektive e naftës nga SHBA-ja, ndërsa është nën presion nga administrata Trump për të arritur një marrëveshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit